Ekip
23 Mars 2017•Përditësim: 23 Mars 2017
KABUL (AA) – Talebanët pretendojnë se të enjten kanë pushtuar një zonë kyçe në provincën jugore Helmand të Afganistanit, shkruan Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i talebanëve, Qari Yosuf Ahmad, tha se ata kanë marrë nën kontroll ndërtesën e administratës, shtabin e policisë si dhe zyrat e ekipit për rekonstruim të provincës.
Në një postim në internet, ai tha se qindra ushtarë afganë kanë qenë të rrethuar për më gjatë se një muaj, me ç'rast në fund kanë braktisur zonën duke lënë pas tyre një sasi të madhe armësh, automjete ushtarake dhe municion.