Ali Abo Rezeg
19 Dhjetor 2019•Përditësim: 20 Dhjetor 2019
Ish-kryeministri i Algjerisë, Abdelmadjid Tebboune pasi fitoi zgjedhjet presidenciale sot ka dhënë betimin, raporton Anadolu Agency (AA).
Ceremonia presidenciale u mbajt në Qendrën e Konferencave Ndërkombëtare ku Kamal Fneish, kreu i Këshillit Kushtetues, njoftoi rezultatet zyrtare dhe shpalli fitoren e Tebboune për të qeverisur vendin në 5 vitet e ardhshme.
Në fjalën e tij, Tebboune tha se "lëvizja popullore ndaloi kolapsin e shtetit dhe institucioneve të tij".
"Unë ritheksoj angazhimin tim për të arritur deri tek secili me qëllim që të arrijmë aspiratat e mbetura brenda kornizës dhe ligjeve të Republikës dhe ne duhet të mbyllim faqen e dallimeve dhe diskriminimit", tha Tebboune.
Ai fitoi në zgjedhjet presidenciale të mbajtura të enjten e kaluar duke fituar 58,15 për qind të votave për të pasuar Abdelaziz Bouteflika, i cili dha dorëheqje në muajin prill pas protestave masive kundër sundimit të tij 20-vjeçar.
Tebboune, 74 vjeç, shërbeu vetëm 81 ditë si kryeministër përpara se të hiqej në gusht të vitit 2017.
Tebboune ka mbajtur disa poste ministrore, përfshirë resorin e kulturës dhe komunikimeve në vitin 1999 dhe çështjet e strehimit dhe urbanistikës në vitet 2000-2001.
Ai u emërua në poste të ndryshme administrative dhe shërbeu tre herë si kryetar i bashkive të provincave Tiaret, Adrar dhe Tizi Ouzou midis viteve 1984 dhe 1991.
Disa duke e konsideruar si një nga simbolet e regjimit Bouteflika, Tebboune u zotua gjatë fushatës së tij elektorale se programi i tij politik do të plotësojë kërkesat e protestuesve.