Ekip
24 Maj 2016•Përditësim: 24 Maj 2016
ALGJERI (AA) – Autoritetet në Algjeri janë duke planifikuar heqjen e mbi 50 kanaleve satelitore private që transmetojnë pa leje, deklaroi kryeministrit i vendit, Abdelmalek Sellal, raporton Anadolu Agency (AA).
Sellal tha se ky hap është ndërmarrë me qëllim të dhënies fund të "kaosit në sektorin algjerian të medias".
"Qeveria e Algjerisë ka kërkuar nga ministri i Komunikacionit spastrime në sektorin e medias sa më shpejt të jetë e mundur. Nga gjithsej 60 kanale satelitore që aktualisht transmetojnë në Algjeri, vetëm pesë janë të licencuar. Të tjerat janë duke punuar ilegalisht dhe ndjekin axhendat e huaja", tha Sellal.
Në fund të vitit 2011, parlamenti algjerian miratoi ligjin e ri që i dha fund monopolit 50-vjeçar të shtetit në sektorin e medias. Megjithastë rregullat e reja që rregullojnë funksionimin e stacioneve televizive dhe radio private, akoma nuk kanë hyrë në fuqi.