Muhammet Nazım Taşcı
27 Prill 2022•Përditësim: 28 Prill 2022
Në disa pjesë të Pakistanit, temperatura e ajrit ka kaluar 46 gradë Celsius, raporton Anadolu Agency (AA).
Temperatura e ajrit është mbi mesataren e matur për këtë periudhë të vitit. Temperaturat e larta ndikuan negativisht në jetën e qytetarëve.
Mediat lokale raportuan se në shumë pjesë të vendit, temperatura e ajrit u rrit me gjashtë deri në tetë gradë.
Në Nawabshah janë matur 46.4 gradë, 46 në Sibiu, 43 në Bahawalpur, 38 në kryeqytetin Islamabad dhe 41 në Lahore.
Qytetarët kërkuan strehim nga temperaturat e larta nën pemë, por edhe në shatërvanë.
Qendra meteorologjike u bëri thirrje autoriteteve që të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e qytetarëve nga vala e të nxehtit.
Më 28 maj të vitit 2017, temperatura më e lartë në historinë e vendit u regjistrua 53.5 gradë në qytetin Turbat në provincën Balochistan.