Almir Terzic
07 Tetor 2017•Përditësim: 08 Tetor 2017
SHKUP (AA) – Me vetëm shtatë gradë celsius të matura në mesditë, kryeqytetet e Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, Shkupi dhe Sarajeva ishin qytetet më të ftohta në Ballkan, njëherësh kryeqytetet më të ftohta në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kur është fjala për Ballkanin, temperatura më e lartë është regjistruar në kryeqytetin e Kroacisë, në Zagreb, ku u matën 17 gradë celsius, njëjtë si në Mostar dhe në Maribor.
Në kryeqytetin e Sllovenisë, Ljubljanë, temperatura u ngjit në gradën e 16-të, kryeqyteti i Malit të Zi, Podgorica regjistroi 15, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana 14 gradë celsius, dhe kryeqyteti i Serbisë, Beogradi 13 gradë celsius.