Faruk Zorlu
11 Tetor 2020•Përditësim: 12 Tetor 2020
Terroristët e YPG/PKK-së rrëmbyen një vajzë 16-vjeçare në Sirinë verilindore për ta rekrutuar me forcë, sipas burimeve lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Terroristët vazhdojnë të rrëmbejnë fëmijët duke i ndarë nga familjet e tyre në zonat nën okupimin e grupit terrorist.
Grupi terrorist rrëmbeu Ravan Umran Allikon të premten gjersa ajo po dilte nga shkolla e saj në një fshat të qytetit Kamishli, thanë burimet.
Terroristët e çuan Allikon në të ashtuquajturën qendër sigurie në fshatin perëndimor Himos në Kamishli për ta rekrutuar me forcë.
Më vonë, familja Allikos shkoi në fshatin Himo të premten dhe kërkoi fëmijën e tyre, por terroristët pretenduan se vajza nuk ishte tek ta.
Muajin e kaluar, organizata terroriste rrëmbeu gjithashtu një vajzë 13-vjeçare në Kamishli.
Sipas raportit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së për Trafikimin me Qenie Njerëzore në vitin 2020, theksohet se grupi terrorist rekrutoi dhe rrëmbeu me forcë fëmijë për rekrutim.
"Njësitë Kurde të Mbrojtjes Popullore (YPG dhe YPJ) në veriperëndim të Sirisë vazhduan të rekrutojnë, trajnojnë dhe përdorin djem dhe vajza të reja 12 vjeç; që nga viti 2017, vëzhguesit ndërkombëtarë raportuan se YPG dhe YPJ rekrutojnë, disa herë me forcë, fëmijë nga kampet e zhvendosjes në Sirinë verilindore", thuhet gjithashtu në raport.
Gjithashtu, edhe Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut publikoi gjetjet e reja në një raport më 16 janar se terroristët e YPG/PKK-së po përdorin fëmijë ushtarë në Siri.
Virginia Gamba, përfaqësuese speciale e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për fëmijët në konflikte të armatosura, u takua me një terrorist të YPG/PKK-së në qershor të vitit 2019 në Gjenevë dhe nënshkroi një marrëveshje për t'i dhënë fund rekrutimit të fëmijëve ushtarë, një provë tjetër e krimeve të luftës dhe krimeve të grupit terrorist kundër njerëzimit.
Asnjë artikull tjetër i OKB-së nuk raportoi që nga ajo kohë për respektimin e kësaj marrëveshjeje dhe as nëse i kanë dhënë fund kësaj praktike.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e gati 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.