23 Janar 2016•Përditësim: 24 Janar 2016
ALEXANDROUPOLI (AA) - Disa grupe me orientim të majtë në Greqi, kanë paralajmëruar një demonstratë dyditore në kufirin me Turqinë në të cilën do t’ju bëjnë thirrje autoriteteve që të lehtësojnë lëvizjen transit të refugjatëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Demonstrata është thirrur si rrjedhojë e zhvillimeve të fundit, më konkretisht përmbytjes së dy anijeve ku mbetën të vdekur 46 refugjatë dhe migrantë.
Protestuesit planifikojnë të tubohen te qyteti kufitar Alexandroupolis të shtunën pasdite, ndërsa është paralajmëruar një marsh protestues të dielën përgjatë gardhit dhjetë kilometërsh të ndërtuar në vijën kufitare.
Vetëm gjatë këtij viti, mbi 60 njerëz kanë humbur jetën në ujërat greke gjatë përpjekjeve për hyrë në këtë shtet nga Turqia, shumica prej tyre me anije druri.
Erërat e forta të shtunën penguan zhytësit e Rojës Bregdetare që të kërkojnë trupat e pajetë të atyre që vdiqën të premten gjatë përmbysjes së dy anijeve me refugjatë në ishullin Kalymnos.