Hacer Başer
23 Janar 2016•Përditësim: 23 Janar 2016
JERUSALEM (AA) – Pjesëtarët e forcave izraelite të sigurisë kanë vrarë një palestinez 13 vjeçar në veri të Jerusalemit, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i policisë izraelite, Luba Samri tha se pjesëtarët e forcave të sigurisë kanë qëlluar ndaj fëmijës nën dyshimin për sulm me thikë.
Sipas tij, gjithçka ka ndodhur në lagjen Antut në veri të Jerusalemit. I mituri, pasi është qëlluar mbi të, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Tensionet dhe kriza e sigurisë në Lindjen e Mesme janë në rritje që nga tetori i vitit të kaluar, ndërsa deri tani ushtria izraelite ka vrarë dhjetëra palestinezë, siç pretendojnë, për tentim sulmi me armë të ftohtë.