Hakan Çopur
12 Qershor 2018•Përditësim: 12 Qershor 2018
WASHINGTON (AA) – Në Samitin e Singaporit, presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un nënshkruan marrëveshje bilaterale gjithëpërfshirëse bashkëpunimi, raporton Anadolu Agency (AA).
Samiti historik i presidentit amerikan Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un u mbajt herët në mëngjes në hotelin luksoz Capella të ishullit Santosa.
Trump në adresimin e tij para gazetarëve tha se sërish do të takohet me Kim-in.
“Kemi zhvilluar marrëdhënie speciale. Jam krenar që jam këtu me të. Procesi i çarmatosjes bërthamore të Gadishullit Korean do të fillojë shpejtë”, tha Trump.
Samit historik në Singapor: Trump dhe Kim pohojnë se kanë marrëdhënie fantastike
Presidenti amerikan Donald Trump (R) është takuar me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un (L) në samitin e planifikuar një kohë të gjatë në Singapor. Samiti historik është mbajtur sot herët në mëngjes në ishullin Santosa të Singaporit në hotelin Capella ndërsa takimi i liderëve të SHBA-ve dhe Koresë së Veriut zgjati 38 minuta. ( Kevin Lim / The Straits Times / Handout - Anadolu Agency )
12.06.2018 Kevin Lim / The Straits Times / Handout
Duke theksuar se samiti ishte shumë i suksesshëm, Trump paralajmëroi se do të ftojë Kim Jong-un për vizitë në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se procesi i çarmatosjes bërthamore së shpejti do të fillojë.
Trump ka vlerësuar udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un si një negociator shumë të aftë.
“Pashë se ishte shumë i aftë dhe se e donte shumë vendin e tij”, tha Trump.
Edhe lideri i Koresë së Veriut Kim Jong – un tha se samiti ishte shumë i suksesshëm.
“Bota do të jetë dëshmitare e ndryshimeve të rëndësishme. Me Trump-in u dakorduam që ta lëmë pas të kaluarën”, porositi Kim.
Trump dhe Kim pas deklaratave edhe njëherë i shtrënguan duart para gazetarëve, ndërsa në pas lëshuan sallën.
Pritet që të dy liderët gjatë ditës të braktisin Singaporin.