Michael Hernandez
11 Qershor 2018•Përditësim: 12 Qershor 2018
WASHINGTON (AA) – Bisedimet historike mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Koresë së Veriut kanë përparuar më shpejtë nga se ishin parashikuar, ndërsa do të përfundojnë brenda një dite, bëri të ditur sot Shtëpia e Bardhë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ishte paraparë që Trump të niset të mërkurën, nga shkaku se takimi historik do të mund të zgjasë dy ose tre ditë.
Para se të largohet nga shteti-qytet në Azinë juglindore, Trump do të marrë pjesë në një takim sy më sy me liderin koreanoverior Kim Jong-un, ku është konfrimuar vetëm prania e përkthyesve, pas çka të dy, do të marrin pjesë në një takim dypalësh të zgjeruar dhe një drekë pune.
Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, shefi i Stafit, John Kelly dhe këshilltari i sigurimit kombëtar, John Bolton janë disa nga emrat e delegacionit të SHBA-ve.