Dildar Baykan
27 mars 2020•Përditësim: 27 mars 2020
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron në një bisedë telefonike vendosën theksin mbi rëndësinë e bashkëpunimit në luftën kundër koronavirusit të ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Trump dhe Macron diskutuan për përpjekjet në luftën kundër Covid-19 dhe efektet ekonomike të virusit.
Dy liderët në bisedën e tyre vunë theksin në rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve të G-7, G-20 dhe vendeve anëtare të përheshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) (Kinë, Francë, Rusi, Britani, SHBA), me qëllimin për të ndihmuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankën Botërore në eliminimin e shpejtë të epidemisë Covid-19 dhe minimizimin e efekteve ekonomike të virusit.
Trump dhe Macron gjithashtu diskutuan edhe për çështjet e rëndësishme dypalëshe dhe çështjet rajonale.