Betül Yürük
14 Prill 2023•Përditësim: 14 Prill 2023
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump u mor në pyetje të enjten në New York gjatë depozitimit të tij të dytë në çështjen civile ku akuzohet për mashtrim, transmeton Anadolu.
Dëshmia erdhi vetëm një javë pasi Trump u akuzua për vepër penale në një rast të veçantë.
Padia prej 250 milionë dollarësh e ngritur nga Prokurorja e Përgjithshme e New Yorkut, Letitia James vitin e kaluar kundër ish-presidentit, pretendon se Trump dhe familja e tij mashtruan bankat dhe bashkëpunëtorët e biznesit në lidhje me vlerën e tij neto dhe vlerën e disa prej aseteve të tij.
Trump mohon në mënyrë kategorike akuzat. Marrja në pyetje pas dyerve të mbyllura zgjati gati 7 orë, sipas raporteve të mediave.
"Kjo çështje civile është qesharake, ashtu si të gjitha rastet e tjera të Ndërhyrjes në Procesin Zgjedhor që janë ngritur kundër meje", shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale "Truth Social" përpara dëshmisë së tij.
Javën e kaluar Trump u akuzua për 34 akuza lidhur me dyshimet për përfshirjen e tij në pagesën e "parave të fshehta" për ish-aktoren Stormy Daniels përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.