Mustafa Keleş
27 Nëntor 2016•Përditësim: 27 Nëntor 2016
NEW YORK (AA) - Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, duke e cilësuar si një "diktator mizor" Fidel Castron, liderin revolucionar të Kubës që ndërroi jetë, ka deklaruar se me vdekjen e Castros shpreson që populli i Kubës të fitojë lirinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Trump në një deklaratë me shkrim pas vdekjes së Castros ka përdorur shprehje të ashpra për ish-presidentin dhe liderin e revolucionit kubanez.
Më parë në llogarinë e tij të Twitter Donald Trump, ishte shprehur "Fidel Castro vdiq" dhe në një deklaratë me shkrim 3-4 orë pas kësaj ai ka pohuar se "Sot, bota ka dëshmuar vdekjen e një diktatori mizor i cili ka ushtruar presion ndaj popullit të tij për rreth 60 vite."
"Trashëgimitë e Catros janë skuadrat e vdekjes, dhimbjet e papërshkrueshme, korrupsioni dhe refuzimi i të drejtave të njeriut. Uroj që në Kubën e cila është ende një ishull totalitar të përfundojë tmerri i përjetuar për vite të gjata dhe një ditë populli i shkëlqyer i Kubës të arrijë më në fund lirinë që meriton", është shprehur ndër të tjera në deklaratë Trump.
Duke vënë në dukje se vdekjet dhe tragjeditë e përjetuara për shkak të Castros nuk do të mund të fshihen, Trump ka njoftuar se gjatë detyrës së tij si president do të tregojë çdo përpjekje që kubanezët të arrijnë mirëqenien dhe lirinë.
Donald Trump edhe gjatë fushatës zgjedhore kishte kritikuar ashpër hapat e presidentit Obama për përmirësimin e marrëdhënieve me Kubën.