Ekip
27 Nëntor 2016•Përditësim: 27 Nëntor 2016
JERUSALEM (AA) – Ushtria izraelite njoftoi se ka vrarë katër militant të lidhur me organizatën terroriste DEASH, pasi ata hapën zjarr ndaj patrullës ushtarake në Lartësinë e pushtuar të Golanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nënkoloneli Peter Lerner deklaroi se të dielën në mëngjes një patrullë izraelite ka qenë nën zjarr minahedhës pas çka janë kundërpërgjigjur ndaj zjarrit drejt Sirisë, ku nga ajri është qëlluar një automjet. Si pasojë e kundërpërgjigjes kanë humbur jetën katër persona për të cilët besohet se ishin pjesëtarë të grupit të lidhur me DEASH-in që kontrollon këtë rajon.
Në këtë incident nuk ka ushtarë izraelitë të lënduar. Gjatë viteve të fundit në këtë rajon ka pasur shkëmbime sporadike të zjarrit të cilat Izraeli i ka konsideruar si “gabime taktike” të regjimit të Asadit. Ky me siguri është rasti i parë i sulmit të qëllimshëm në pritë ndaj ushtarëve izraelitë.
Pjesa jugperëndimore e Lartësisë së Golanit i takon Sirisë, ndërsa pjesa verilindore është nën kontrollin e Izraelit. Gjatë luftës gjashtë ditore, në vitin 1967 pjesa veriore ra nën okupimin izraelit, por Siria sërish e mori në vitin 1973, gjatë luftës arabo-izraelite. Izraeli sërish në vitin 1981 aneksoi disa pjesë të Lartësisë më herët të okupuar të Golanit. Më pas është krijuar një zonë mbrojtëse në kompetencë të misionit vëzhgues të UNDOF-it, në kufirin mes Sirisë dhe Izraelit, ku janë të vendosura shumë fshatra çerkeze dhe turkmene.