Eshat Fırat
19 Janar 2017•Përditësim: 19 Janar 2017
JERUSALEM (AA) - Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Donald Trump tha se nuk e ka harruar premtimin për zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem. "Unë jam një personalitet i cili nuk heq dorë nga premtimi i dhënë", ka thënë ai, raporton Anadolu Agency (AA).
Trump në një deklaratë për gazetën "Israel Hayom" e cila njihet me afërsinë që ka me Benjamin Netanyah-un, në lidhje me zhvendosjen e ambasadës amerikane në Jerusalem ka theksuar se "Sigurisht që e mbaj mend shumë mirë premtimin tim në lidhje me Jerusalemin. Sigurisht që nuk e kam harruar dhe ju e dini se unë jam një personalitet që nuk heq dorë nga premtimi i dhënë".
Në deklaratën e tij pasi ka vënë theksin se do të nisë zyrtarisht të punojë me Izraelin, Trump tha se "Po pres me padurim që të filloj të punoj me Izraelin".
SHBA-të, sipas ligjit të vitit 1995 për ambasadën në Jerusalem parashikon që ambasadën e saj në kryeqytetin Tel Aviv të Izraelit ta zhvendosë në Jerusalem. Por, ligji në fjalë që prej 21 vitesh në periudhat e presidentëve Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama shtyhej në çdo 6 muaj me arsyetimin e "sigurisë kombëtare".
Edhe presidenti i zgjedhur Trump gjatë fushatës zgejdhore premtoi se ambasadën amerikane nga Tel Avivi do ta zhvendoste në Jerusalem. Palestinezët reaguan duke kundërshtuar ashpër këtë hap i cili nënkupton "njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit".
Republikanët një kohë të gjatë kanë thënë për zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem por deri më tani asnjë qeveri amerikane nuk e ka bërë një hap zyrtar se Jerusalemi është kryeqytet i Izraelit.
Jerusalemi Lindor që prej vitit 1967 ndodhet nën okupimin e Izraelit.