Michael Gabriel Hernandez
28 Gusht 2020•Përditësim: 28 Gusht 2020
Presidenti amerikan Donald Trump të enjten në mbrëmje pranoi zyrtarisht rinominimin nga partia e tij për president, duke u zotuar se 4 vitet tjera në detyrë do të linte SHBA-në me një "të ardhme të ndritshme" me të në detyrë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke iu drejtuar Konventës Kombëtare Republikane në natën e saj të fundit nga Shtëpia e Bardhë dhe duke thyer kështu përsëri një traditë të presidentëve që nuk përdorin shtëpinë e popullit për qëllime të hapura partiake, Trump tha se në mandatin e ri "sërish do të ndërtonte ekonominë më të madhe në histori", por shtoi se kandidati demokrat Joe Biden rrezikon" madhështinë "e Amerikës.
"Ne e kuptojmë se Amerika nuk është një tokë e mbuluar me errësirë. Amerika është pishtari që ndriçon të gjithë botën", tha Trump në turmën e mbledhur në Shtëpinë e Bardhë, ku jo të gjithë të pranishmit mbanin maska në mes të shpërthimit më të keq të koronavirusit në të gjithë botën.
"Megjithatë, me gjithë madhështinë tonë si komb, gjithçka që kemi arritur tani është në rrezik. Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e vendit tonë", tha ai. "Këto zgjedhje do të vendosin nëse e ruajmë ëndrrën amerikane ose lejojmë që një axhendë socialiste të prishë fatin tonë të dashur".