Michael Gabriel Hernandez
23 Tetor 2020•Përditësim: 23 Tetor 2020
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pretendoi të enjten në mbrëmje të jetë "personi më pak racist në dhomë" ndërsa u përball kundër sfiduesit të tij demokrat Joe Biden në debatin përfundimtar para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Askush nuk ka bërë më shumë për komunitetin afro-amerikan sesa Donald Trump", tha Trump para se të pranonte një "përjashtim të mundshëm të Abraham Lincoln".
Lincoln, presidenti i 16-të i vendit, në mënyrë famoze publikoi Proklamatën e Emancipimit, e cila shpalli rreth 3.5 milionë afro-amerikanë që po mbaheshin në skllavëri nga pronarët e bardhë në jug që të lirohen mes një lufte separatiste, të cilën Konfederata bëri për të ruajtur skllavërinë. Dokumenti vlerësohet gjerësisht si një gurthemel në përparimin e të drejtave të afro-amerikanëve në Amerikë përpara Amendamentit të Trembëdhjetë, i cili zyrtarisht i dha fund skllavërisë.
Biden e goditi me shpejtësi presidentin për krahasimin e tij me Lincoln-in, duke thënë për Trumpin se "Abraham Lincoln, këtu është një nga presidentët më racistë që kemi pasur në historinë moderne".
"Ai hedh benzinë në çdo zjarr racist. Në çdo një. Filloi fushatën e tij duke zbritur shkallët lëvizëse dhe duke thënë se do të heqë qafe përdhunuesit meksikanë. Ai ka ndaluar muslimanët sepse ata janë muslimanë", tha Biden.
Biden i referohej ndalesës që Trump rishikoi disa herë mes sfidave të gjykatës që tani përfshin vendet me shumicë jo-muslimane Korenë e Veriut dhe Venezuelën si dhe 6 vende kryesisht muslimane.
Trump filloi fushatën e tij për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2016, me fjalim hyrës duke thënë "Kur Meksika dërgon njerëzit e saj, ata nuk po dërgojnë më të mirët e tyre".
"Ata po dërgojnë njerëz që kanë shumë probleme dhe po i sjellin ato probleme tek ne. Ata po sjellin drogë. Ata po sjellin krim. Ata janë përdhunues. Dhe disa, unë supozoj, janë njerëz të mirë", tha ai.
Presidenti Trump ka vazhduar me institucionalizimin e një sërë politikash të diskutueshme që kanë kufizuar si format legale ashtu edhe ato të paligjshme të migrimit në SHBA.
"Lëre tani, ky djalë është një fishkëllimë qeni i madh sa një bri i mjegullës", tha Biden.
"Fishkëllima e qenit" në përgjithësi i referohet gjuhës së koduar që përdoret si emërim i fshehur për racizmin.
Trump më tej u përpoq të lidhte lëvizjen "Black Lives Matter" (Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi) me brohoritjet që ai tha se dëgjoheshin nga protestuesit, duke iu referuar policisë si "derra" të cilët duheshin vrarë.
"Herën e parë që kam dëgjuar ndonjëherë për Black Lives Matter, ata po brohorisnin 'derrat në batanije' duke iu referuar për policisë", tha Trump. "Derrat flisnin për policinë tonë. 'Derrat në një batanije, i skuqin ato si proshutë.' Unë thashë 'kjo është një gjë e tmerrshme'. Dhe ata po marshonin nëpër rrugë. Kjo ishte paraqitja e parë e çështjes së Black Lives Matter".
Vërejtjet e së enjtes mbrëma nuk janë hera e parë që presidenti kërkon të lidhë Black Lives Matter me brohoritjen. Ai e bëri këtë në një postim në Twitter më 25 qershor, duke nxitur CNN të kontrollojë faktin për të përcaktuar se ai po i referohej protestës së Black Lives Matter në St. Paul të Minesotas në vitin 2015 që nuk ishte e lidhur me organizatën kombëtare me të njëjtin emër.
"Ne nuk mund të gjenim asnjë provë që brohoritja është përdorur nga organizata kombëtare, nga ndonjë grup Black Lives Matter në zonën e New York City ose nga aktivistë të Black Lives Matter diku jashtë Minesotas, madje as nga grupi në St. Paul ose ndonjë rast pasues", tha CNN.