Michael Gabriel Hernandez
29 Maj 2020•Përditësim: 30 Maj 2020
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi sot se SHBA po përfundon marrëdhëniet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), pas një rishikimi që ai e urdhëroi disa muaj më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Trump tha se ai po ndërmerr këtë veprim "sepse ata nuk kanë arritur të bëjnë reformat e kërkuara dhe shumë të nevojshme" pasi Trump ndaloi fondet amerikane lidhur me shqetësimet që OBSH keqmenaxhoi me përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19).
"Ne do të përfundojmë sot marrëdhëniet tona me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe do t'i riorientojmë ato fonde në nevojat shëndetësore urgjente dhe meritore në mbarë botën," tha Trump.
"Bota ka nevojë për përgjigje nga Kina për virusin. Ne duhet të kemi transparencë", shtoi ai.