Ekip
27 Nëntor 2016•Përditësim: 27 Nëntor 2016
NEW YORK (AA) – Një nga kullat e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, në Manhattan të New York-ut është riemëruar në kërkuesin digjital Google Maps, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në vend të “Trump Tower” (Kulla e Trumpit), ndërtesa e lartë u riemërua për një kohë të shkurtër “Dump Tower” (Kulla e Mbeturinave).
Shfrytëzuesit e Google Maps ndryshimin e emrit të kullës e vërejtën të dielën, ku me shpejtësi u përhap në rrjetet sociale.
Nga Google më vonë konfirmuan se emri është kthyer në gjendjen e mëparshme.
Kulla 58 katëshe është e vendosur në Avenynë e Pestë dhe shërben si rezidencë e presidentit të sapozgjedhur amerikan Trump.