Gülşen Topçu
25 Mars 2018•Përditësim: 26 Mars 2018
HAMMAMET (AA) – Në qytetin Hammamet të Tunizisë u hap Karnavali i 5-të Ndërkombëtar Yasmine Hammamet, raporton Anadolu Agency (AA).
Qyteti Hammamet i Tunizisë, në të cilin këtë vit për herë të pestë mbahet karnavali Yasmine Hammamet, po bëhet skenë e pamjeve shumëngjyrëshe. Në kuadër të këtij festivali, grupet e muzikës dhe të vallëzimit ofruan shfaqje tradicionale në rrugët e qytetit.
Në karneval marrin pjesë 800 pjesëmarrës nga 8 shtete, në mesin e të cilëve Franca, Indonezia, Italia dhe Algjeria.
Koordinatori i Përgjithshëm i Karnavalit, Velid Dervish në një deklaratë për AA tha se shfaqjet që do të mbahen në kuadër të karnavalit do të jenë falas.
Drejtori i Administratës së Turizmit në Hammamet, Emal Kiddish tha se ky karnaval, përveç aspektit argëtues, gjallëron edhe ekonominë rajonale. Sipas tij, objektet turistike në qytezë, i cili në kuadër të këtij aktiviteti vizitohet nga rreth 30 mijë persona, pothuajse janë të mbushura përplot.