Gülşen Topçu,Heysel el-Mahzi
03 Korrik 2016•Përditësim: 04 Korrik 2016
BINGIRDAN (AA) - Njoftohet se si pasojë e fundosjes së një varke me 28 shtetas tunizianë në ujërat e Libisë janë humbur 16 persona, ndërsa 12 të tjerë kanë arritur të shpëtojnë, raporton Anadolu Agency (AA).
Aktivisti tunizian Mustafa Abdulkerim në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së, theksoi se varka e cila mbarte 28 persona nga qarku Bingirdan të krahinës tuniziane Mednin dhe qyteti Cercis, nisur për në Itali është fundosur gjysmë ore pas nisjes nga qyteti Sabrata i Libisë. Abdulkerim njoftoi se në varkën e fundosur 12 persona arritën në breg, ndërsa ende nuk dihet fati i 16 të tjerëve.