Jeyhun Aliyev
07 Tetor 2019•Përditësim: 07 Tetor 2019
Lëvizja Ennahda në Tunizi ka kryesuar në zgjedhjet parlamentare të së dielës me 17,5 për qind të votave, treguan sondazhet dalëse (exit polls) dhe autoriteti zgjedhor i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas sondazhit të Sigma Conseil, të transmetuar nga televizioni shtetëror, partia Zemra e Tunizisë e magnatit mediatik të arrestuar Nabil Karoui ka pasuar lëvizjen Ennahda me 15,6 për qind.
Ndërkohë, Këshilli i Lartë i Zgjedhjeve i Tunizisë njoftoi se vetëm 41,32 për qind nga rreth shtatë milionë votues të regjistruar kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës.
Sipas shifrave të publikuara nga këshilli, lëvizja Ennahda pritet të sigurojë 40 vende në parlamentin me 217 vende, ndërsa Zemra e Tunizisë 33 vende.
Menjëherë pas mbylljes së votimit, të dy partitë shpallën fitore dhe festuan në selitë e tyre përkatëse.