Yosra Ouanes,Safiye Karabacak
09 Mars 2016•Përditësim: 09 Mars 2016
TUNIS (AA) – Të paktën pesë terroristë janë vrarë gjatë të martës në operacionet të cilat u ndërmorrën në rajonet Medenina në jug të Tunizisë, në afërsi të kufirit me Libinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Punëve të Brendshme të Libisë thekson se pjesëtarët e forcave të sigurisë kanë vrarë pesë terroristë me rastin e aksioneve antiterroriste në rajonin Beniria dhe Medenin.
Paraprakisht gjatë dy sulmeve në rajonin Bidingirda humbën jetën 36 terroristë, 11 ushtarë dhe shtatë civilë. Pas sulmit të pozicioneve të ushtrisë, janë ndërmarrë masa të gjera të sigurisë në disa zona të ndryshme.