İrfan Aydoğdu
23 Mars 2016•Përditësim: 24 Mars 2016
GAZIANTEP (AA) – Policia turke në Gaziantep ka arrestuar një shtetas japonez i cili dyshohet se është përpjekur që të bashkohet me organizatën terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
Një zyrtar i paidentifikuar për AA, tha se forcat turke të sigurisë në kuadër të operacioneve antiterroriste në juglindje të Turqisë, posaçërisht në zonën përgjatë kufirit me Sirinë është duke kryer kontrolle të rrepta të automjeteve në rrugë dhe në qytetet.
Në këto operacione xhandarmëria në rrugën Nazipova-Karkamis arrestoi shtetasin japonez M.M. 24-vjeç, nën dyshimet se ka ardhur në Turqi për t'iu bashkuar DAESH-it.