Nilay Kar
26 Dhjetor 2017•Përditësim: 26 Dhjetor 2017
HATAY (AA) – Të paktën 22 migrantë pa dokumente u ndaluan në jug të Turqisë jugore nga trupat kufitare, bëri të ditur sot një burim ushtarak, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimi tha se migrantët, të gjithë shtetas sirianë, u ndaluan në lagjen Yayladagi të krahinës Hatay pasi ata kaluan ilegalisht nga Siria në Turqi.
Ata u dërguan në një stacion policor për kontroll të sigurisë, shtoi burimi.
Turqia ka qenë rruga kryesore për migrantët që përpiqen të kalojnë në Evropë, veçanërisht që nga fillimi i luftës civile në Siri.