Gözde Bayar
01 Nëntor 2019•Përditësim: 04 Nëntor 2019
Një trotuar në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, është gdhendur me formula shkencore për ta lehtësuar memorizimin e tyre nga ana e nxënësve dhe studentëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Formula nga fusha e matematikës, kimisë dhe fizikës mund të shihen në Rrugën Yüksel të Ankarasë, tha bashkia e qytetit.

Si pjesë e një projekti më të madh për të zbukuruar kryeqytetin, fillimisht u vendosën viza për lojën me peta për fëmijë në Rrugën Sakarya, në qendrën e qytetit, Kızılıay.
Projekti u realizua përmes Drejtorisë së Punëve Teknike dhe Komunës Çankaya, në të cilën gjenden të gjitha zyrat kryesore të qeverisë.