Ayhan Şimşek
17 Janar 2018•Përditësim: 17 Janar 2018
BERLIN (AA) – Siç bëjnë të ditur burime diplomatike, zyrtarë të lartë nga Turqia dhe Gjermania sot po fillojnë një takim dy-ditor të nivelit të lartë në Berlin për të diskutuar për çështjet e sigurisë dhe kundër terrorizmit, si dhe masat kundër organizatës terroriste PKK dhe FETO, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimet diplomatike njoftuan se Muhterem İnce, nënsekretari i Ministrisë së Brendshme turke dhe Emily Haber, sekretarrja shtetërore gjermane në Ministrinë Federale të Brendshme, janë bashkë-kryesues të takimit.
“Pritjet e Turqisë nga Gjermania në luftën kundër terrorizmit dhe masat ndaj grupeve terroriste si PKK dhe FETO, grup pas tentativës së grusht shtetit të vitit 2016 janë ndër pikat kryesore të rendit të ditës”, tha një zyrtar i lartë turk për AA.
Lufta kundër grupit terrorist DEASH, masat kundër luftëtarëve të huaj, si dhe bashkëpunimi kundër krimit të organizuar janë ndër temat e tjera në axhendë.
Takimi do të jetë mbledhja e parë e nivelit të lartë midis zyrtarëve të sigurisë turke dhe gjermane pas disa muajsh tensionesh politike mes dy vendeve, të cilat poashtu minuan bashkëpunimin mbi sigurinë.
Lidhjet mes Ankarasë dhe Berlinit u tensionuan pasi politikanët turq kritikuan homologët e tyre gjermanë për mosmarrjen e masave serioze kundër grupeve të jashtëligjshme dhe organizatave terroriste të cilat e përdorin Gjermaninë si një platformë për ngritjen e fondeve, rekrutimin dhe aktivitetet e propagandës.
Nga ana tjetër, politikanët gjermanë kritikuan Ankaranë, veçanërisht para zgjedhjeve të tyre të përgjithshme në shtator, mbi arrestimin e dhjetëra qytetarëve gjermanë, përfshirë një gazetar, një përthyes dhe një aktivist për të drejtat e njeriut, me dyshimin për ndihmë dhe inkurajim të grupeve terroriste.
Të dy vendet në javët e fundit kanë ndërmarrë hapa drejt normalizimit dhe intensifikuan bisedimet për të trajtuar dallimet e tyre politike për një numër çështjesh.
Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gylen, janë përgjegjës për tentativën për grusht shtet të korrikut të vitit 2016 në Turqi, që la të martirizuar 250 persona dhe të plagosur mbi 2.000 të tjerë.
Në fushatën e saj terroriste 30 vjeçare, PKK ka marrë jetën e mbi 40.000 personave në Turqi, duke përfshirë mijëra civilë.