Muhammed Boztepe
07 Maj 2020•Përditësim: 07 Maj 2020
Forcat turke dhe ruse realizuan patrullimin e nëntë të përbashkët tokësor në autostradën M4 në Idlib të Sirisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga ministria thuhet se "Në kuadrin e marrëveshjes mes Turqisë dhe Federatës Ruse, në autostradën M4 në Idlib me pjesëmarrjen e elementeve tokësore dhe ajrore u zhvillua patrullimi i nëntë i përbashkët tokësor turko-rus".
Turqia dhe Rusia ranë dakord për një protokoll i cili kërkon nga palët të "ndalojnë të gjitha veprimet ushtarake përgjatë vijës së kontaktit në zonën e deeskalimit të Idlib duke filluar nga 6 marsi i vitit 2020".