Gözde Bayar
30 Qershor 2019•Përditësim: 01 Korrik 2019
ANKARA (AA) - Ministri e Punëve të Jashtme e Turqisë pret lirimin e menjëhershëm të gjashtë shtetasve turq të ndaluar nga forcat e komandantit të bazuar në Libinë lindore, Khalifa Haftar, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ndalimi i gjashtë shtetasve turq në Libi nga milicitë e paligjshme besnike ndaj (Khalifa) Haftarit është një akt bandizmit dhe piraterie”, tha Ministria turke e Punëve të Jashtme.
Ministria shtoi se Turqia pret lirimin e menjëhershëm të shtetasve të saj, përndryshe elementët e Haftarit do të bëheshin objektiva legjitime.
Libia është zhytur në trazira që nga viti 2011, kur nga pushteti u përmbys Muamar Gadafi dhe më pas u vra në një kryengritje të përgjakshme me mbështetjen e NATO-s.
Që atëherë, ndarjet e theksuara politike në vend kanë çuar në dy qeveri rivale, një në lindje të Libisë me të cilën udhëheq Haftar dhe tjetra në Tripoli, e cila gëzon mbështetjen e Kombeve të Bashkuara (OKB).