Ali Murat Alhas
10 dhjetor 2021•Përditësim: 10 dhjetor 2021
Forcat turke të sigurisë neutralizuan 2 terroristë të PKK-së në rajonin Zap në veri të Irakut, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes së këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria në një deklaratë tha se Forcat e Armatosura Turke goditën elementët terroristë në rajon nëpërmjet mjeteve mbështetëse të zjarrit.
Duke iu referuar sulmit të së enjtes ndaj ushtarëve turq në veri të Irakut, i cili çoi në martirizimin e tre ushtarëve turq, ministria tha se forcat e armatosura do të vazhdojnë t'i sjellin terroristët para përgjegjësisë dhe të paguajnë për sulmin e tyre "të pabesë".
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.