Şerife Çetin
14 Mars 2021•Përditësim: 15 Mars 2021
Ministria e Jashtme e Turqisë njoftoi se e ka pritur me shqetësim hapjen e një zyre diplomatike të Çekisë në Kuds, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga ministria, hapi në fjalë vlerësohet se bart cilësinë e një natyre që do t'u shërbejë përpjekjeve për të gërryer statusin e Kudsit i cili është një nga parametrat themelore të konfliktit palestinezo-izraelit.
Më tej në deklaratë ftohen të gjithë anëtarët e komunitetit ndërkombëtar që të respektojnë parametrat ndërkombëtare për zgjidhje të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të përhershme ndaj problemit palestinezo-izraelit dhe statusit historik dhe ligjor të Kudsit.
Lidhur me hapin në fjalë të Çekisë, në deklaratë thuhet: "E presim me shqetësim hapjen e një zyre diplomatike në Kuds, statusi ndërkombëtar i të cilit garantohet nga rezolutat e Kombeve të Bashkuara".
Çekia më 11 mars në Kudsin Perëndimor hapi një përfaqësi diplomatike të lidhur me ambasadën e saj në Tel Aviv.