Sena Güler
04 Tetor 2018•Përditësim: 16 Tetor 2018
ANKARA/ISTANBUL (AA) - Ministria e Jashtme e Turqisë sot thirri të dërguarin e Arabisë Saudite në Ankara pas zhdukjes së një gazetari saudit, sipas burimeve diplomatike, raporton Anadolu Agency (AA).
Ambasadori Walid Bin Abdul Karim El Khereiji u thirr në ministri të mërkurën pasdite, thotë burimi diplomatik, i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak të kufizimeve për të folur me mediat.
Jamal Khashoggi, gazetari saudit, është zhdukur që kur ai hyri në konsullatën saudite në Stamboll të mërkurën.
Ambasadori saudit u pyet për zhdukjen e kolumnistit të shquar të Washington Post, thanë burimet pa dhënë më shumë informacione.
Konsullata saudite në Stamboll gjithashtu u pronocua përmes një postimi në Twitter se po punonin në koordinim me autoritetet turke për të hetuar rastin.