Erkan Avci
17 Janar 2016•Përditësim: 18 Janar 2016
WASHINGTON (AA) – Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se avioni në të cilin gjenden katër personat e liruar dje, në mesin e të cilëve është edhe gazetari i “Washington Post” Jason Rezaian, braktisi Iranin, raporton Anadolu Anadolu (AA).
Zyrtarët konfirmuan se avioni ka braktisur Iranin, por në këtë fazë nuk mund të jepen informacione shtesë. Është kërkuar që të respektohet privatësia e të liruarve, por edhe familjarëve të tyre.
Nga ana tjetër, nuk jepen informacione lidhur me atë se kur të burgosurit duhet të mbërrijnë në SHBA. Mediat amerikane theksojnë se të liruarit fillimisht do të shkojnë në Zvicër, e më pas në Gjermani ku do t’u bëhet kontroll mjekësor.
Rezaian së bashku me bashkëshorten dhe miqtë e tij u arrestua në korrik të vitit 2014. Më pas bashkëshortja dhe miqtë u liruan, ndërsa Rezaian është mbajtur në paraburgim nën dyshimin se është spiun.
Përveç Rezaian është liruar edhe Emir Mirza Hikmeti, i cili ishte i akuzuar, mes tjerash edhe për spiunazh, Said Abidini, i akuzuar për tentativë të rrënimit të autoriteteve iraniane. Dje është liruar edhe Rusterullah Husrevi, për të cilin nuk kanë dhënë detaje pse gjendet në burg.