Diyar Güldoğan
29 Mars 2017•Përditësim: 29 Mars 2017
ANKARA (AA) – Të enjten do të mblidhet për një takim këshilli NATO-Rusi, njoftoi kreu i aleancës veri-atlantike, Jens Stoltenberg, raporton Anadolu Agency (AA).
"Pas konsultimeve me anëtarët e këshillit NATO-Rusi dërgova një ftesë për takim në nivel ambasadorësh”, thuhet në njoftimin e Stoltenbergut. Ai shton më tej se takimi do të mbahet në selinë e NATO-s në Bruksel.