Ekip
09 Nëntor 2016•Përditësim: 10 Nëntor 2016
LONDËR (AA) - Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur kur një tramvaj i Londrës të mërkurën doli nga binarët, njofton policia britanike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga Brigada zjarrfikëse e Londrës thonë se në vendin e aksidentit janë dërguar 8 makina zjarrfikëse dhe katër njësi të specializuara për shpëtim të cilët për gjashtë orë janë duke punuar për ti liruar dy persona të cilët janë bllokuar nën tramvaj.
Policia e trafikut të Britanisë thotë se ka arrestuar shoferin e tramvajit dhe janë në vijim hetimet për të mësuar shkaqet dhe rrethanat që çuan deri te aksidenti tragjik.