Hasan Esen
22 Mars 2017•Përditësim: 22 Mars 2017
LONDËR (AA) - Në afërsi të Parlamentit të Britanisë së Madhe janë dëgjuar të shtëna armësh nga person ose persona ende të paidentifikuar dhe ka të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e policisë britanike, thuhet se në afërsi të Parlamentit britanik janë dëgjuar të shtëna armësh nga person ose persona ende të paidentifikuara.
Policia britanike njoftoi se në urën Westminister në afërsi të Parlamentit britanik janë dëgjuar të shtëna armësh dhe se janë informuar forcat e sigurisë.
Njoftohet se ka dy të plagosur në këtë sulm.
Gjithashtu gjatë ngjarjes gazetarët e AA-së të cilët ishin duke ndjekur seancat në parlament, theksuan se nuk i është lejuar askujt që të dalë jashtë nga parlamenti.
Disa dëshmitarë okularë thanë se brenda parlamentit gjendet një sulmues me thikë në dorë.