Adem Şalvarcıoğlu
19 Tetor 2015•Përditësim: 19 Tetor 2015
XHAKARTA (AA) – Gjatë një zjarri që përfshiu pyllin në malin Lawu të ishullit Java të Indonezisë kanë humbur jetën 6 persona dhe janë plagosur 2 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Fatkeqësive në Indonezi, Sutopo Purwo Nugroho në një deklaratë ka theksuar se parashikohet se zjarri ka rënë pasi nuk mund të jetë fikur rregullisht zjarri i ndezur nga alpinistët.
Nugroho ka shtuar ndër të tjera se "për shkak të zjarrit në pyll 6 alpinistë kanë humbur jetën si dhe 2 të tjerë janë plagosur rëndë. Në trupin e tyre është përcaktuar 50 përqind djegie".
Theksohet gjithashtu se ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar kërkimet në zonën e zjarrit.