Ekip
01 Janar 2020•Përditësim: 01 Janar 2020
Uganda sot ka deportuar këngëtaren legjendare të Afrikës së Jugut dhe ambasadore e vullnetit të mirë të UNICEF-it, Yvonne Chaka Chaka, disa orë para shfaqjes së planifikuar të koncertit të Vitit të Ri në kryeqytetin Kampala, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i policisë së Ugandës, Fred Enanga, tha se Chaka Chaka kishte hyrë në vend me një vizë të zakonshme vizitorësh, por se ajo ka kërkuar vizë të veçantë pune, ashtu siç është për të performuar në koncert.
Si rezultat i kësaj, autoritetet e imigracionit u detyruan të anulojnë vizën e saj të përkohshme, shtoi Enanga.
Yvonne Chaka Chaka më parë vlerësoi pop yllin ugandanin i kthyer në politikan opozitar, Robert Kyagulanyi, i njohur edhe si Bobi, i cili është bërë një sfidues i presidentit të Ugandës, Yoweri Museveni.