Ruslan Rehimov
06 Prill 2022•Përditësim: 07 Prill 2022
Në sulmet e ushtrisë ruse në Ukrainë njoftohet se kanë humbur jetën 167 fëmijë, ndërsa 279 të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim nga Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës thuhet se në bombardimet e ushtrisë ruse janë dëmtuar 927 institucione arsimore, ndërsa 83 prej tyre janë shembur plotësisht.
Që nga 24 shkurti kur Rusia filloi sulmet e saj e deri më tani kanë humbur jetën 167 fëmijë, ndërsa 279 të tjerë janë plagosur.