Mustafa Deveci
18 Tetor 2022•Përditësim: 19 Tetor 2022
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, njoftoi se tre persona kanë humbur jetën në sulmin e kryer mëngjesin e sotëm nga forcat e Rusisë në termocentralin në Kiev, kryeqyteti i Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Klitschko në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale tha se objekti i infrastrukturës u dëmtua në sulmin e mëngjesit të sotëm.
Duke informuar se nga sulmi kanë humbur jetën tre persona që punonin në objektin e infrastrukturës në fjalë, Klitschko deklaroi se ekipet e komunës vazhdojnë të punojnë në rajon.
Forcat e Rusisë goditën një termocentral në Kiev këtë mëngjes.