Dmitri Chirciu
17 Qershor 2022•Përditësim: 18 Qershor 2022
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, njoftoi se kanë vendosur të aplikojnë obligimin për viza për qytetarët rusë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zelenskyy bëri një deklaratë për çështjen e aplikimit rreth udhëtimeve midis Ukrainës dhe Rusisë në kanalin e tij në Telegram.
"Ukraina po sjellë praktikën për viza për qytetarët e Federatës Ruse. Si pjesë e luftës kundër kërcënimeve të paprecedentë për sigurinë kombëtare dhe integritetin territorial të shtetit tonë, i propozova Kabinetit të Ministrave të ndryshojë praktikën e qytetarëve rusë që hyjnë në territorin e Ukrainës. Pritet që sot të merret një vendim për përfundimin e marrëveshjes së udhëtimit pa viza", tha Zelenskyy.
Presidenti i Ukrainës tha se aplikimi për vizë për qytetarët rusë do të fillojë që nga 1 korriku.