Ruslan Rehimov
13 Korrik 2022•Përditësim: 13 Korrik 2022
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës pretendon se ushtria e Rusisë humbi 37.570 ushtarë, 217 avionë, 188 helikopterë dhe 1.649 tanke, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës në lidhje me humbjet e ushtrisë ruse nga 24 shkurti deri më 13 korrik, thuhet se ushtria ruse ka humbur 100 ushtarë të tjerë në 24 orët e fundit.
Më tej theksohet se ushtria ruse ka humbur gjithsej 37.570 ushtarë dhe 217 avionë, 188 helikopterë, 1.649 tanke, 3.832 automjete të blinduara, 839 topa, 247 raketahedhës dhe 109 sisteme të mbrojtjes ajrore që i përkasin Rusëve.
"Forcat ruse kanë humbur 2.704 automjete, 15 anije dhe skafe të lehta, 678 mjete ajrore pa pilot ndërsa janë shkatërruar 155 raketa lundrimi nga forcat ajrore të Ukrainës", njofton Shtabi i Përgjithshëm.
Në deklaratën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes më 25 mars u tha se 1.351 ushtarë rusë humbën jetën në Ukrainë, por më pas të dhënat për viktimat nuk u përditësuan.