Nazir Aliyev Tayfur
15 Nëntor 2022•Përditësim: 16 Nëntor 2022
Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi ka qenë objektiv i sulmeve me raketa, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, njoftoi se ndaj kryeqytetit u kryen sulme me raketa.
"U goditën dy ndërtesa në lagjen Pechersk. Sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan gjithashtu disa raketa", u shpreh ai.
Klitschko theksoi se ndërtesat që u goditën nga raketat janë përfshirë nga flakët dhe se në rajon janë dërguar ekipet zjarrfikëse, shëndetësore dhe të shpëtimit.