Dmitri Chirciu
27 Janar 2022•Përditësim: 27 Janar 2022
Një ushtar në rajonin Dnipro të Ukrainës ka vrarë 5 kolegët e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin nga Ministria e Brendshme e Ukrainës thuhet se një pjesëtar i Gardës Kombëtare të Ukrainës ka hapur zjarr ndaj ushtarëve që patrullonin në fabrikën shtetërore të prodhimit të teknologjisë raketore dhe hapësinore "Yuzhmash" në rajonin Dnipro.
Si pasojë e incidentit janë vrarë 5 ushtarë ndërsa 5 të tjerë janë plagosur.
Theksohet se ushtari që kreu sulmin është larguar nga vendi i ngjarjes me armë.
Policia ka nisur një operacion në rajon për të kapur ushtarin.