Ali Cura
10 Dhjetor 2015•Përditësim: 10 Dhjetor 2015
KIEV (AA) - Në një operacion kundër një grupi në Ukrainë i cili po përgatitej për të kryer akte terroriste janë vrarë dy persona ku njëri prej tyre polic, ndërsa janë arrestuar gjashtë persona të tjerë ku tre prej tyre shtetas rusë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja për media e Shërbimeve të Sigurisë së Ukrainës, Elena Gitlyanskaya tha se në një operacion të forcave të sigurisë në Ukrainë ndaj një grupi i cili kishte planifikuar sulme terroriste në qytetet Kiev dhe Harkov janë vrarë dy persona dhe janë arrestuar gjashtë të tjerë.