Zeynep Hilal Karyağdı
18 Maj 2021•Përditësim: 18 Maj 2021
Forcat e Përkohshme të OKB-së (UNIFIL) për Libanin, njoftuan se kanë rritur patrullimet në kufirin Liban-Izrael transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga llogaria në Twitter e UNIFIL-së thuhet se në koordinim me ushtrinë e Libanit po punohet për të garantuar dhe forcuar sigurinë në afërsi të kufirit me Izraelin.
Më tej theksohet se në rajon janë rritur patrullimet në mënyrë që të mos përjetohen ngjarje që do të dëmtojnë sigurinë e popullsisë lokale dhe pjesës jugore të Libanit.
Më 13 maj nga Libani u hodhën 3 raketa në pjesën veriore të Izraelit për të cilat nuk u raportuan humbje jete dhe dëmtime.
Ushtria izraelite, njoftoi se edhe mbrëmë natën nga Libani janë lëshuar 6 raketa në pjesën veriore të vendit dhe se në kundërpërgjigje të kësaj janë goditur me artileri topash zona nga ku u lëshuan raketat.