Ula Atallah,Ayşe Sümeyra Aydoğdu
08 Qershor 2016•Përditësim: 08 Qershor 2016
GAZA (AA) – Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë ndaj Refugjatëve Palestinezë (UNRWA) ka shprehur shqetësimet në lidhje me ashpërsimin e luftimeve në Siri dhe ekspozueshmërinë e refugjatëve palestinezë dhe civilëve të tjerë ndaj sulmeve si pasojë e bombardimeve të fundit në Halep, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim të publikuar nga UNRWA theksohen pikëllimi në lidhje me ashpërsimin e luftimeve në qytetin verior të Sirisë Halep dhe shqetësimi për përballjen e refugjatëve palestinezë dhe civilëve të tjerë me rreziqe për vdekje dhe plagosje.
Në deklaratë rikujtohet se në sulmet e 4 qershorit në zonën El-Hamdanije të Halepit, përveç dhjetëra personave të tjerë, jetën e humbi edhe një fëmijë refugjat palestinezë në moshën 14-vjeçare. Sipas deklaratës, një refugjat tjetër palestinez ishte vrarë me snajper në zonën Ramuse të Halepit më 5 qershor.
Për më tepër, deklarata bën të ditur se në kampin e refugjatëve Han esh-Shejh në zonën rurale të Damaskut po përdoren armë të rënda dhe zhvillohen luftime intensive dhe se refugjatët palestinezë në këtë rajon gjenden në rrezik të sulmeve.