Said İbicioğlu
24 Dhjetor 2015•Përditësim: 24 Dhjetor 2015
JERUSALEM (AA) - Njoftohet se ushtarët izraelit kanë vrarë një palestinez me pretendimet se është munduar të shtyp forcat e sigurisë me veturën e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim të bërë nga ushtria izraelite, u theksua se është vrarë një palestinez në rajonin Binyamin të qytetit Ramallah me pretendim se është munduar ti shtyp forcat e sigurisë.
Gjithashtu u theksua se në këtë incident është plagosur një ushtar si pasojë e goditjes së veturës së palestinezit.
Ushtarët izraelit sot e vranë një palestinez i cili pretendohet se ka goditur me thikë dy persona në afërsi të vendbanimit hebraik Ariel dhe një palestinez tjetër i cili pretendohet se ka bërë përpjekje të një sulmi me një kaçavidë ndaj një ushtari në pikën e kontrolloit (ushtarak) në afërsi të qytetit El Halil.
Sot me sulmin e fundit, numri i palestinezëve të cilët u vranë nga ana e ushtarëve izraelit u rrit në 3.