Tayfun Salcı
24 Dhjetor 2015•Përditësim: 24 Dhjetor 2015
LONDËR (AA) - Biznesmeni Mihail Hodorkovski që ndaj tij Rusia ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtarë njoftoi se mendon të aplikojë për azil në Britani, raporton Anadolu Agency (AA).
Hodorkovski në deklaratat e tij për BBC në Londër tha se "patjetër kam ndërmend të aplikoj për azil në Britani. Putini më shikon si një kërcënim serioz".
Duke theksuar se do të ishte "shumë optimizëm" që të shpresojë se në Rusi do të ketë një ndryshim të menjëhershëm të regjimit, Hodorkovski ka pohuar më tej se: "Besoj se ky regjim mund të ndryshojë brenda 10 viteve dhe gjithashtu në këtë ndryshim shpresoj se do të luaj një rol të rëndësishëm".
Hodorkovski ka deklaruar ndër të tjera se Presidenti rus, Vladimir Putin atë e shikon si një kërcënim ekonomik dhe politik dhe se në Londër ai do ta ndjejë veten më të sigurtë.
"Historia e vdekjeve të opozitarëve të regjimit në Rusi është përshtyplënëse. Por unë kalova 10 vite në burg, dhe çdo ditë mund të isha vrarë shumë lehtësisht. Në krahasim me ato vite unë në Londër e ndjej veten më të sigurtë" ka pohuar Hodorkovski.