Hacer Başer
17 Shkurt 2016•Përditësim: 17 Shkurt 2016
JERUSALEM (AA) - Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 16 palestinezë në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim të ushtrisë izraelite thuhet se gjatë natës në Bregun Perëndimor janë arrestuar 16 palestinezë me arsyetimin se janë përfsihrë në dhunë.
Gjithashtu në deklaratë theksohet se palestinezët janë dërguar në qendrat ku do të merren në pyetje.
Pothuajse çdo ditë forcat izraelitë kryejnë operacione arrestimi ndaj palestinezëve. Sipas të dhënave nga pala palestineze, janë rreth 7 mijë të burgosur palestinezë në burgjet izraelite.